Courtois ka marrë vendim: Do të Largohet nga Chelsea, është bërë i njohur edhe klubi i tij i ri?

Portjeri belg Thibaut Courtois ka marrë vendim që të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.

Sipas mediave franceze, portjeri belg ka arritur marrëveshje me PSG dhe tani pritet përgjigjia e Chelsea. Klubi parizien është në kërkim të një portjeri cilësorë dhe duket se Courtois ka qenë zgjedhja e tyre.

Courtois ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2019, megjithatë bisedimet nuk do të kryhen sepse belgu ka vendosur që të mos e vazhdojë karierën te Chelsea.

Belgu është pjesë e Chelsea që nga viti 2011, ai pati tre sezone të shkëlqyera te Atletico si huazim, për tu rikthyer te Chelsea në vitin 2014.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here