Mourinho vendos: „All in“ për Dybalan

Sipas Manchester Evening News, Manchester United është klubi favorit për firmën e yllit të Juventusit, Paolo Dybala.

Mourinho do të ketë në dispozicion buxhet të madh për merkaton e verës, kurse Dybala është i pari në listën e dëshirave.

Largimi i Ibrahimovicit ka lënë vrimë në sulmin e Djajve të Kuq dhe tani United po kërkon një sulmues klasi i cili do të jetë edhe lider për skuadrën.

24-vjeçari ka luajtur 35 ndeshje këtë sezonë dhe ka shënuar 25 gola.

United ka përgatitur ofertë prej 120 milion paundëve për Dybalan.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here