Real Madrid merr një lajm të mirë nga UEFA!

UEFA ka vendosur që mos të hapë masë diciplinore për Sergio Ramos, i cili edhe pse ishte i suspenduar zbriti pranë fushës për ta shikuar ndeshjen.

Sergio Ramos për shkak të kartonave të verdhë ishte i supsenduar, por në vend se ta ndjek ndeshjen nga tribunat ai zbriti pranë fushës.

Sipas rregullave një lojtarë i suspenduar nuk guxon ti afrohet fushës dhe madrilenët ishin të frikësuar se kapiteni i tyre do të suspendohej.

UEFA ka bërë të ditur se Ramos nuk ka qenë pranë një nivel të fushës që është i ndaluar dhe për këtë shkak nuk do të suspendohet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here