Zyrtare: Niko Kovac do të jetë për tre vite trajner i Bayernit

Niko Kovac do të jetë trajner i ri i Bayern Munichut nga sezoni i ardhshëm duke u bërë zëvendësues i gjermanit Jupp Heynckes. 

Mediumi prestigjioz gjerman Bild gjatë ditës raportoi se trajneri kroat do të jetë zëvendësues i Jupp Heynckes në krye të Bayernit.

Nuk ka vonuar shumë dhe kështu edhe ndodhi me Niko Kovacin që zyrtarizohet si trajneri i ri i Bavarezëve. Është vet faqja zyrtare e klubit të madh gjerman që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me kroatin.

“Niko Kovac do të marrë përsipër detyrën si trajner i Bayern Munichut nga 1 korriku 2018”.

“Ne ramë dakord për një kontratë 3-vjeçare dje (e enjte)”, ka thënë drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic.

Asisten i Niko Kovac do të jetë vëllau i tij Robert Kovac.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here