Guardiola zbulon arsyen pse nuk ka VAR në Premier League: Fajëson dy klube të mëdha!

Në mbledhjen e djeshme prej 20 klubeve të Premier League, është shqyrtuar implementimi i teknologjisë VAR, por në fund është votuar kundër.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka zbuluar se cilat klube kanë qenë më së shumti kundër implementimit të VAR.

“Manchester City u pajtua për përdorimin e VAR, por klube të tjera si Manchester United dhe Chelsea ishin kundër”, ka deklaruar Guardiola.

“Një ditë VAR do të implementohet, kjo është e pashmangshme. Jo vetëm në Angli por edhe në të gjithë botën. Gjyqtarëve i duhet ndihmë.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here