Manchester United dhe Manchester City do të luajnë në një stadium të përbashkët!

Duket e pabesueshme, por është realitet-Manchester United dhe Manchester City do të luajnë në stadium të njejtë. Kjo nuk është hera e parë, pasiqë edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë luajtur në një stadium.

Manchester United planifikon ta rinovojë “Old Traffordin” dhe ta bëjë atë stadiumin më të madh në Angli.

Mediat britanike shkruajnë se City është pajtur që ta lishojë stadiumin “Etihad” për Manchester Unitedin, në rast se kryesia e Unitedit e kërkon një gjë të tillë.

Kjo nuk është hera e parë që klubet e Manchesterit kanë luajtur në një stadium. Gjatë Luftës së Dytë Botërore pjesa ku gjendet “Old Trafford” është bombarduar dhe United i ka luajtur ndeshjet në “Main Road”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here