Buffon i dëshpëruar edhe pas pesë ditëve: Kjo ka qenë ndeshja ime më e vështirë me fanellën e Juves

Gianluigi Buffon do ta përfundojë karierën e tij me një ëndër të parealizuar. 

Italiani u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 93, pasi protestoi ashpërt ndaj gjyqtarit Michael Oliver.

Disa ditë pas ndeshjes, Buffon ka hapur zemrën.

“Kishim mundësi të shkruanim historinë e futbollit, Juventusit dhe Italisë. Kualifikimi i jonë me atë të Romës do të ishte fantastike për futbollin Italian. Kam humbur ndeshje edhe më të rëndësishme se kjo, por mënyra se si kjo ndeshje ka rrjedhur ka bërë që kjo ndeshje të jetë ndeshja më emocionale që e kam përjetuar ndonjëherë. Mendoj se e njejta vlen edhe për bashkëlojtarët e tjerë.”

Buffon gjithashtu ka folur rreth sitautës së Benatia dhe Vasquez duke thënë se nuk ishte mjaftueshëm të jipej penallti në ato minuta të ndeshjes.

“Nuk po them se nuk ishte penallti, por ishte e dyshimtë. 20 sekonda para përfundimit të ndeshjes, një gjyqtarë me më shum eksperiencë do të gjykonte ndryshe.”

“Kjo nuk është një situatë ku mund të thuash sigurtë se ishte penallti”, ka përfunduar Buffon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here