Presidenti i Realit, Florentino Perez ka ndaluar transferimin e dy lojtarëve, pasiqë Ronaldo nuk i dëshiron ata në skuadër.
Zidane ka dashur transferimin e tyre, por Ronaldo jo.
Bëhet fjalë për Mohamed Salah dhe Mauro Icardi.
Zidane ka kërkuar transferimin e tyre, por sipas Ronaldos sezoni aktual i Salah është një çudi dhe është pikëpyetje nëse egjiptiani mund të vazhdojë me këtë ritëm në sezonin e ardhshëm.
Sa i përket Icardit, Ronaldos nuk i pëlqen stili i lojës së tij pasiqë Icardi nuk është konstant por ndonjëherë luan mirë ndonjëherë jo. Portugezi dëshiron lojtarë me eksperiencë dhe dëshira e tij më e madhe është Neymar.