Kosta: Reali na bashkoi edhe më shumë

Juventus' German midfielder Sami Khedira (L) celebrates with teammate Juventus' Brazilian midfielder Douglas Costa during the Italian Serie A football match between Juventus and Sampdoria on April 15, 2018 at Allianz Stadium in Turin. / AFP PHOTO / MARCO BERTORELLO

Tre asiste për tre gola dhe një ndeshje perfekte nga ana e tij. Duglas Kosta ishte thjesht i pakapshëm për kundërshtarët dhe frymëzoi fitoren e Juventusit në “Allianz Stadium”

 

“Nuk ka dyshime se kjo ishte ndeshja më e mirë e imja, që kur kam ardhur ne Juventus dhe mbi të gjitha jam gjithmonë e më i lumtur për faktin që kam zgjedhur këtë klub për të vazhduar karrierën time.

Ishte bukur të ofrojë asiste dhe shokët e mi i shfrytëzuan për gol, por edhe të festonin, sidomos për Hëvedesin që ka kaluar një sezon shumë të vështirë.

shte gjithashtu një fitore e rëndësishme, pas një zhgënjimi shumë të madh si ndeshja me Realin e Madridit.
Pengje nga Madridi? Sigurisht që po, sepse nuk meritonim atë humbje, por fakt është që ai eliminim na bashkoi dhe forcoi edhe më shumë si grup, na bëri edhe më agresivë dhe superior dhe e treguam me Sampdorian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here