Bonucci: Nëse do të isha unë në Juventus kundër Realit në Madrid…

Ende vazhdojnë deklaratat pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve mes Realit dhe Juventusit.

I fundit që ka dhënë mendimin e tij rreth ndeshjes është ish lojtari i Juventusit, Leonardo Bonucci.

“Ishte një javë me shumë emocione, jam i lumtur për Romën, por i dëshpëruar për Juventusin. Të shënoni tre gola në Bernabeo nuk është një gjë që ndodh çdo dit. Në fund të ndeshjes kishte një incident të dyshimtë, por Juve dëshmoi se mund të luajë në nivele të larta”, ka deklaruar Bonucci.

Italiani u pyet se çfarë do të kishte bërë ai po të kishte qenë i pranishëm në atë ndeshje si lojtarë i Juventusit.

“Unë kur po e shikoja ndeshjen nga shtëpia, thash me vete faleminderit Zot që nuk jam atje, kur u akordua penalltia, pasiqë nuk do të mund ta përmbaja veten time”,  është përgjigjur Bonucci.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here