James: Ronaldo është një makinë golash, a ka recetë për ta ndalur?

James Rodriguez u transferua verën e kaluar nga Real Madridi te Bayern Munich. Shorti i gjysmfinaleve të Ligës së Kampionëve i ka vendosur këto dy skuadra përballë njëra-tjetrës.

 

Si ndjeheni para një klasikeje europiane të futbollit, si Real Madrid-Bayern Munich?
Mirë. Mendoj se nuk duhet ta marrim atë si hakmarrje, por si mundësi për të treguar veten dhe shkuar në finale. Mes këtyre dy skuadrave janë pothuajse gjithmonë përplasje unike. Ne duhet të përqëndrohemi te vetja, të jemi të aftë fizikisht dhe në gjendje për të konkurruar në mënyrën më të mirë të mundshme, mbi të gjitha ndaj Real Madridit.

Si mund ta ndaloni Cristiano Ronaldon?
Ai është një makinë golash dhe e ka treguar këtë në më shumë se një rast. Shifrat flasin për çka përbën si futbollist. Unë shpresoj që të luajmë në bllok dhe Ronaldo të mos jetë aq mirë në dy ndeshjet kundër nesh. Natyrisht, duhet të jeni shumë të kujdesshëm me të, por edhe me lojtarët e tjerë. Real Madridi nuk është vetëm Ronaldo. Ka lojtarë të mëdhenj, praktikisht të gjitha pozicionet. Nuk do të jetë e lehtë.

A ka recetë të veçantë Real Madridi në Champions?
Është e vërtetë se ata ndryshojnë shumë kur luajnë në Champions. Ndryshe nga La Liga, japin më shumë nga vetja. Madrilenët e dinë se çfarë është e nevojshme për të luftuar vit pas viti për këtë trofe. Real Madridi është ekipi historik i këtij kompeticioni. Por, Bayern Munich nuk duhet të fshihet. Historia e tij është atje dhe ka treguar në më shumë se një rast se di si të përballet me Real Madridin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here