Mbrojtësi i Sevillas do të transferohet te Barcelona?

Njëri nga lojtarët që bëri paraqitje të mira në Ligën e Kampionëve, Clement Leglet sipas të gjitha gjasave do të transferohet te Barcelona.

Katalanasit janë të mahnitur nga paraqitjet e 22-vjeçarit, i cili luajti shkëlqyeshëm kundër Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve. Barcelona është e gatshme ta paguajë klauzolën e tij prej 45 miliona eurove.

Trajneri i Sevillas, Montella gjithashtu e ka konfirmuar se Lenglet është me një këmbë te Barcelona.

“Ai është një kampion, ka karakter të fortë dhe në të ardhmen mund të luajë te Barcelona”, ka deklaruar Montella.

Lenglet do të mund ta zëvendësojë Umtitin i cili mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here