Messi stopon trasnferimin e yllit të PSG pasiqë ai është tallur me Barcelonën

Njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohrave, Lionel Messi ka stopuar transferimin e lojtarit të PSG për shkak se ai është tallur me Barcelonën.

Bëhet fjalë për Marco Verrattin.

Italiani për një kohë të gjatë është i lidhur rreth transferimit të tij te Barcelona. Agjenti i Verratit, Mino Raiola ja ka ofruar Barcelonës lojtarin e tij, por Katalanasit e kanë refuzuar ofertën.

Blaugranët kanë transferuar Coutinhon dhe Arthurin por sipas Don Balon arsyeja pse Barcelona e ka refuzuar Verrattin është Lionel Messi.

Argjentinasi ka qenë i hidhëruar me italianin pasiqë ai e ka tallur skuadrën e Barcelonës vitin e kaluar dhe për këtë shkak Messi e ka stopuar transferimin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here