Mourinho konfirmon: Nuk do të shpenzojmë shumë në merkaton e verës

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka deklaruar se nuk do të shpenzojë shumë në merkaton e verës.

Mourinho për dy vite në “Old Trafford” ka shpenzuar 300 milionë paund dhe ka transferuar disa lojtarë të shtrenjtë.

“Nuk do të shpenzojmë më shumë se sa që kemi. Nuk do të çmendemi, por do të tentojmë ta përforcojmë skuadrën. Kjo është ajo që do të bëjmë në merkaton e verës. Sezonin e kaluar ishim në pozitën e gjashtë, këtë vit shpresoj se do të jemi në vendin e dytë”, ka deklaruar Mourinho.

“Sezonin e ardhshëm do të tentojmë të përmirsohemi, por do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Ndoshta City do të shpenzojë përsëri shuma të mëdha dhe nuk do ti lërë të tjerët ti afrohen.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here