Tifozët e Romës flejnë në tenda pranë pikave të shitjes së biletave: Janë shitur biletat për ndeshjen Roma-Liverpool

Tifozët e Romës mezi po presin ndeshjen e kthimit kundër Liverpoolit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Liverpool dhe Roma do të përballen të martën në “Anfield”, kurse tetë ditë më pas ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Olimpico”.

Biletat për ndeshjen e kthimit janë shitur. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, sot në mëngjes janë lëshuar edhe 35 000 bileta për shitje, kurse tifozët e Romës kanë fletur në tenda para pikave të shitjes, me qëllim që mos t’ju ik ndeshja e dekadës për klubin e tyre.

Prej fillimit të shitjes së biletave janë dashur tre orë e 30 minuta që biletat të shiten tërësisht.

“Olimpico” do të jetë i mbushur përplot me tifoz të Romës të cilët do ta përkrahin klubin e tyre drejt finales së madhe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here