VIDEO: Gruaja e thërret Conten në një moment të papërshtatshëm

Të gjithë kanë qeshur me Antonio Conten gjatë kohës kur ai ishte në pres konferencë.

Gjatë kohës kur ai ishte në pres konferencë me gazetarët i cingërroi celulari i tij, kurse Conte tha se gruaja e tij gjithmonë e thërret në momente të papërshtatshme.

“Gruaja ime gjithmonë thërret në momente të papërshtatshme. Mund të më dënoni. Nëse kjo do ti ndodhte ndonjërit prej jush do të nervozohesha”, ka deklaruar Conte duke qeshur.

Italiani gjithashtu ja uroi Manchester Cityt titullin e kampionit në Premier League.

City këtë sezonë kanë bërë diçka të veçantë, si në fushë,  ashtu edhe jashtë saj. Ata janë një skuadër që mund të dominojë edhe vitet në vijim në Premier League dhe mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve, ka përfunduar Conte.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here