Nga sukseset e tij jeton një qytet i tërë: Si u bë Salah „krijues i lumturisë“ në Egjipt!

Ylli i Egjiptit, Mohamed Salah po luan një sezonë endërrash. Me Liverpoolin do të luajë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ka shënuar 40 gola dhe po lufton me Messin për Këpucën e Artë, kurse në verë do të luajë me Egjiptin në Botërorin e Rusisë.

Nuk ka dyshim se Salah është njëri nga futbollistët më të mirë për momentin, mirëpo ajo çfarë bën ai jashtë fushës e bënë atë të jetë një njeri shembullor.

Salah ndërton spitale, shkolla dhe i ndihmon shumë  të varfërit.

Dy gazetarë të Sun Sport kanë udhëtuar drejt vend lindjes së Salah, në Nagrig. Gazetarët anglez kanë ndëgjuar vetëm fjalë të mira për të.

Salah ka vendosur që ta ndihmojë vendin e tij dhe ka ndërtuar spitale dhe shkolla, gjithashtu i ka ndihmuar shumë njerëz që të punësohen. Egjiptiani përfiton 90.000 paund në javë por ai asnjëherë nuk harron ti ndihmojë të tjerët.

Ai ka ndërtuar një spital i cili çdo ditë i shërben me mijëra banorë. Një herë në muaj dhuron para për të varfërit. Ai gjithashtu ka ndërtuar një shkollë që fëmijët ta kenë më afër, pasiqë më herët është dashur të udhëtojnë larg. Ai ka hapur fondacionin e tij i cili i ndihmon çdo ditë njerëzit që kanë nevojë.

Salah ka ndërtuar një qendër sportive për të rinjtë e vendlindjes së tij, kurse çifteve të sapo martuar i dhuron paisje elektrike për shtëpitë e tyre.

Pikërisht për këto, Salah është një krijues i lumturisë në Egjipt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here