Gattuso: Do të transferojmë 3-4 lojtarë

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se Rosonjerët do të përforcohen me 3-4 lojtarë në merkaton e verës.

Drejtori i Milanit, Marco Fasone ka konfirmuar se UEFA mund ta monitorojë klubin në muajt e ardhshëm, por ka bërë të ditur se nuk do ti shesin yjet e skuadrës.

“Kemi biseduar me kryesinë dhe kemi vendosur që të sjellim 3-4 përforcime në skuadër. I di pozicionet ku duhet të përmirsohemi, mirëpo nuk i di emrat”, ka deklaruar Gattuso.

Ditëve të fundit mediat italiane kanë shkruajtur rreth transferimit të Mandzukicit  te Milani.

“Mandzukic më pëlqen, ashtu siç më pëlqen Messi dhe Ronaldo. Më pëlqejnë të gjithë lojtarët e mëdhenj, por kjo nuk don të thotë se do të transferohen te Milani”, ka përfunduar Gattuso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here