Për disa javë me rradhë, Zlatan Ibrahimovic është në qendër të vëmendjes në SHBA me paraqitjet e tij fantastike për LA Galaxy.
Suedezi do ta ndihmojë futbollin në Amerikë që të bëhet më kualitativ, kurse në pyetjen se si do të përmirsohet futbolli në SHBA, Ibrahimovic është përgjigjur në stilin e tij.
“Kam grua dhe dy fëmijë. Po të isha single do të kisha investuar këtu në SHBA dhe kështu do të kishit disa talenta të futbollit. Por më vjen keq unë jam i zënë me gruan dhe dy fëmijët e mi”, është përgjigjur Ibrahimovic.
"I have my wife, I got my two kids. If I was single I would spread my investment here in the US and you would have future legends in the soccer. But sorry I’m already occupied by my wife and two kids." – @Ibra_official when asked if he could help development of soccer in US.
— Paul Pabst (@PaulPabst) April 19, 2018
Është e qartë se suedezi po kalon mirë në SHBA.