Inter po përgatit dy përforcime të mëdha: Ja si do të duket skuadra sezonin e ardshëm

Mediat italiane shkrujnë se Inter dëshiron ta përforcojë skuadrën për sezonin e ardshëm dhe ta synojë titullin në Serie A.

Neroaxurët kanë arritur marrëveshje me tre futbollistë, De Vrij, Asamoah dhe Lautaro Martinez.

Coriere Dello Sport shkruan se Inter dëshiron të sjellë dy super përforcime në merkaton e verës.

I pari është lojtari i Realit, Mateo Kovacic i cili më herët ka luajtur me fanellën e Interit.

Lojtari i dytë është William Carvalho i cili luan për Sportingun e Lisbonës.

Në rast se Inter arrin ti kompletojë këto transferime atëherë skuadra për sezonin e ardhshëm do të dukej kështu:

Handanovic

Cancelo, Skrinar, De Vrij, Asamoah,

Carvalho,Kovacic, Rafinha

Perisic, Icardi, Martinez, Candreva

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here