Kapiteni i Dortmund dëshiron rikthimin te Milani

Mediat italiane bëjnë të ditur se agjenti i Sokratis ka kërkuar nga skuadra e Milanit që ta rikthejnë mbrojtësin në rradhët e tyre.

Kontrata e Sokratis me Dortmundin skadon në qershor të 2019, por greku dëshiron ta ndryshojë ambientin.

Ai dëshiron rikthimin e tij te skuadra e Milanit. Sokratis ishte pjesë e Milanit në sezonin 2010/11, por nuk arriti ta fitojë vendin e tij në formacionin e parë përkrah Nestas dhe Silvas.

Tani pritet përgjigje nga Rosonjerët, kurse Dortmund për shërbimet e tij do të kërkojë 15 milionë euro.

Për Sokratis interesim ka treguar edhe Juventusi, kurse te Milani janë të kënaqur nga mbrojtja BonucciRomagnoli.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here