Një ngjarje në zhveshtore e ka bindur Zidanin se nuk ka më vend në skuadër për Gareth Bale

Është e qartë se Gareth Bale nuk është më njëri nga lojtarët kryesorë te Reali siç ka qenë më herët dhe kohëve të fundit duket se kjo krizë vetëm po thellohet.

E përditshmja spanjolle zbulon një ndodhi në zhveshtoret e Realit gjatë pas pjesës së parë në ndeshjen kundër Juventusit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Bale e filloi ndeshjen nga minuta e parë, por luajti shumë dobët dhe pas rezultatit 0-2 në pjesën e parë, Ronaldo i ka thënë Bale se po luan dobët, kurse uellsiani vetëm është qeshur.

Kjo ka bërë që Zidane të hidhërohet dhe ta zëvendësojë atë me Lucas Vasquez.

Pas kësaj Bale nuk udhëtoi me skuadrën në Malaga, kurse kundër Bilbaos luajti vetëm 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Bale do të largohet në fund të sezonit nga Reali.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here