Salah zbulon se si po luan shkëlqyeshëm për Liverpoolin

Futbollisti i Liverpoolit, Mohamed Salah po luan sezonin e tij më të mirë me fanellën e Liverpoolit. Anglezët nuk mund të besojnë se bëhet fjalë për lojtarin e njejtë që ka mbajtur fanellën e Chelsea para katër viteve.

Në kohën kur Salah ishte te Chelsea nuk fitoi shum hapësirë për ti dëshmuar kualitetet e tij, por ai u rikthye përsëri në Premier League dhe tani po e dëshmon se bëhet fjalë për një lojtarë klasi.

“E dija që ditën e parë kur erdha te Liverpooli se dua të bëj diçka të veçantë. Edhe më herët isha në Angli me Chelsean, por nuk mu dha rasti, kurse tani mund ta shihni se si e shfrytëzoj çdo rast. I kam thënë vetes se duhet të jem i susksesshëm në Premier League dhe atë po bëj”, ka zbuluar Salah.

Egjiptiani ka deklaruar se ka dallim periudha kur ai ka qenë te Chelsea dhe periudha e tanishme me Liverpoolin.

“Mund ta vëreni se te unë ekziston një dallim i madh prej kohës kur isha te Chelsea dhe tash. Çdo vit, çdo muaj, çdo javë unë po përparoj. Gjithmonë mundohem të fokusohem në dobësitë e mija dhe ti përmirsoj. Dua të bëhem futbollist më i mirë dhe njeri më i mirë. Mund ta vëreni se trupi im është ndryshe nga më parë. Shumë më mirë po ndjehem në fushë, kur kam raste, reagoj në mënyrë tjetër. Mendoj se unë dhe ekipi im po kalojmë një sezonë të mirë”, ka deklaruar Salah.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here