Neville Liverpool do të fitojë sonte 2-1, por…

Mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville ka dhënë mendimin e tij rreth ndeshjes mes Liverpoolit dhe Romës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Anfield”.

Sipas Neville skuadra Romake do të jetë ajo që do të luajë në finalen e madhe në Kiev.

“Mendoj se Liverpool do ta fitojë ndeshjen e parë me rezultatin 2-1, por gjithashtu mendoj se do të eleminohet nga Roma. Roma është e aftë ta ndalojë sulmin e Jurgen Klopp“, ka deklaruar Neville.

Roma në çerekfinale e eleminoi Barcelonën, kurse Liverpol ishte më i mirë se Manchester City.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here