Panik në Egjipt: Salah mund ta humbasë Botërorin

A mund ta paramendoni Botërorin pa Mohamed Salah? 

Sot në media është përhapur një lajm, ku shkruhet se Salah mund ta humbasë Botërorin e Rusisë për shkak të një gabimi.

Për këtë është fajtore Federata e Futbollit të Egjiptit e cila e ka përdorur figurën e Salah për reklamimin e kompanisë së telekomunikacioneve WE. E gjitha kjo dë të ishte në rregull nëse Salah nuk do të kishte kontratë me Vodafone.

Agjenti i Salah, Rami Abas ka shkruajtur në Twitterine  tij se me të vëretë situata është e ndërlikuar dhe se është i shqtësuar.

“Kemi problem të madh me Federatën. Çdo keqpërdorim i të drejtave të autorit duhet të dënohet. Të gjitha opcionet na mbeten neve.”

Salah është njëri nga lojtarët më të mirë këtë sezonë dhe në rast se e humbet Botërorin do të ishte një lajm i keq për tifozët e futbollit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here