Salah e pranon: Ende e dua Romën

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka pranuar se ende e ka simpati për Romën dhe se çdo ditë komunikon me ish bashkëlojtarët e tij.

Megjithatë Salah sonte do të duhet të përballet me ish klubin e tij në gjysmë finalen e Ligës së Kampionëve.

“Kjo do të jetë një ndeshje emocionuese për mua. Çdo ditë komunikoj me ish bashkëlojtarët e mi, dje bisedova me Tottin. Nuk do ta kem të lehtë. E dua atë klub, e dua atë qytet dhe e dij se të gjithë më duan mua atje”, ka deklaruar Salah.

“Për këtë shkak do ta kem të vështirë. I njoh mirë ata, kemi luajtur bashkë për dy vite, por edhe ata e dijnë se si luaj unë. Për këtë shkak do ta kem edhe më të vështirë”, ka përfunduar Salah.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here