Wenger konfirmon: Ky nuk është fundi, do të vazhdoj të punoj edhe pas Arsenalit

Arsene Wenger sot për mediat ka konfirmuar se vendimi për tu larguar nga stoli i Arsenalit pas 22 vitesh nuk ka qenë vetëm vendim i tij.

Wenger javën e kaluar deklaroi se në fund të sezonit do të largohet nga skuadra e Arsenalit.

“Vendimi për tu larguar nga Arsenali nuk ishte vetëm i imi. Askush nuk më pyeti se çfarë mendoj për këtë”, ka deklaruar Wenger.

Francezi ka bërë të ditur se do të vazhdojë me punë, pas largimit nga Emirates.

“Nuk e di se ku do të punoj sezonin tjetër, por sigurtë do të punoj si trajner. Jam i lumut për faktin se po jap maksimumin për këtë punë dhe derisa të kem dëshirë dhe forcë do të vazhdoj të punoj. Dua të vazhdoj të punoj dhe ta fitoj çdo ndeshje të ardhshme”, ka përfunduar Wenger.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here