Michael Oliver më në fund flet rreth penalltisë së akorduar në Madrid

Gjyqtari anglez Michael Oliver ka qenë në qendër të vëmendjes për dy javë, pas penalltisë së akorduar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Realit dhe Juventusit.

Oliver akordoi penallti në minutën e 3-të shtesë, kurse Ronaldo nga pika e bardhë ishte i saktë dhe i siguroi kualifikimin Realit.

Gjyqtari Oliver në një intervistë për Asosiacionin e Futbollit në Angli (FA) ka thënë se ka pasur përkrahje nga mjaftë njerëz pas ndeshjes, madje edhe nga njerëzit e thjeshtë në rrugë.

“Disa ditë me rradhë jam ndjerë çuditshëm, por më vjen shumë mirë që kam pasur mbështetje  nga shumë njerëz, si nga futbolli ashtu edhe nga njerëzit e thjeshtë. Njerëzit më përshëndetnin në rrugë, kurse emra të njohur të futbollit më dërgonin mesazhe përkrahjeje. Është mirë të keni gjithmonë mbështetje, ka thënë Oliver.

Anglezi ka marrë kërcënime serioze, kurse disa ditë është mbrojtur nga policia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here