Bale largohet nga Reali për tu transferuar te gjigjanti gjerman!?

Futbollisti i Real Madridit, Gareth Bale ka deklaruar se ka nderin që është i lidhur me Bayernin e Munichut dhe se nuk do ta përjashtonte mundësinë për tu transferuar te Bayerni.

Uellsiani dëshiron të largohet nga Madridi, kurse skuadrat angleze dhe së fundmi edhe Bayerni janë të interesuar për shërbimet e tij.

“Asnjë mundësi nuk mund të përjashtohet. Për momentin jam te Reali dhe po kaloj mirë, por Bayerni ka skuadër të fortë dhe është një klub i madh. Kam nderin të jem i lidhur me një klub si Bayerni. Te Reali dua të luaj më shumë rrol në lojën e skuadrës”, ka deklaruar Bale për ESPN.

Bale është pjesë e Realit që  nga viti 2013 dhe këtë sezonë ka shënuar 14 gola në 33 ndeshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here