Barcelona ka gjetur përforcimin e ri për 50 milionë euro!

E përditshmja katalanase SPORT shkruan se Barcelona do ta transferojë një futbollist që sipas tyre nuk kushton shumë.

Rodrygo Goes i cili është 17-vjeçarë dhe luan te skuadra e Santosit, cilësohet si Neymar i Ri.

Real Madrid, Manchester United dhe PSG janë të interesuar për 17-vjeçarin dhe çdo skuadër që ofron 50 milionë euro mund të fillojë bisedimet për brazilianin.

SPORT shkruan se Barcelona ka përparësi nga skuadrat e tjera dhe se është e gatshme të ofrojë shumën e 50 miliona eurove për Goes.

Goes ka shënuar 5 gola për Santosin, kurse në janar mbush 18 vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here