Berlusconi: Do ta blejë përsëri Milanin

Ish pronari i Milanit, Silvio Berlusconi ka bërë të ditur se mund ta rimarrë përsëri klubin të cilin e udhëhoqi 30 vite me sukses, kurse vitin e kaluar e shiti te grupacioni kinez.

Milan nuk do të arrijë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezonë dhe Berlusconi është i dëshpëruar nga pronarët e ri.

“Do ta blej përsëri Milanin. Shumica më pyesin pse e shita klubin. Për këtë shkak kemi humbur edhe shumë vota në zgjedhje”, ka deklaruar Berlusconi.

Berlusconi e morri drejtimin e Milanit në vitin 1986 dhe gjatë periudhës së tij Rosonerët fituan 5 herë Ligën e Kampionëve dhe 8 herë Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here