Italia në këmbë: Është bërë i njohur rezultati mes Fiorentinës dhe Napolit!

Çështja e kampionit në Serie A mbetet e hapur edhe pse kanë ngelur vetëm edhe 4 ndeshje.

Juventus është lider në kampionatin italian me 1 pikë më shumë se Napoli.

Zonja e Vjetër nesër do të përballet kundër Interit dhe i duhet fitore për ta mbajtur epërsinë ndaj Napolit. Nga ana tjetër Napolitanët do të përballen me Fiorentinën në Firence.

Mirëpo mediat italiane bëjnë të ditur se ndeshja Fiorentina-Napoli është mjaftë e dyshimtë.

Në fillim të javës koeficienti për fitoren e Napolit ka qenë 1.8-2, kurse tani është 1.3-1.4 që don të thotë se Napoli do të fitojë sipas të gjitha gjasave. Mediat italiane kanë bërë të ditur se tifozët e Fiorentinës kanë kërkuar nga skuadra e tyre që ta lëshojnë lojën kundër Napolit që Juventus mos të bëhet kampion.

Juventus përveç ndeshjes me Interin do të përballet me Romën e cila lufton për një vend në Ligën e Kampionëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here