Konferencë e mbushur me lot, Iniesta largohet nga klubi që i dha gjithëçka… (VIDEO)

Sot në qendrën sportive Joan Gamper është mbajtur pres konferenca për mediat, ku Iniesta ka bërë të ditur vendimin e tij rreth së ardhmes së tij.

Ashtu siç pritej Iniesta do ta luajë sezonin e fundit në Camp Nou.

“Të gjithë jetën time e kam kaluar te Barcelona, isha pjesë e La Masia dhe ky është një venedim i rëndë për mua, jam falenderues ndaj të gjithëve në klub. Kisha nderin ti mbroj ngjyrat e këtij klubi gjithë këto vite. Së shpejti nuk do të mund ta jap maksimumin, e kam fjalën për formën fizike. Dua të largohem dhe ti jap mundësi të rinjëve. Barcelonën do ta mbaj gjithmonë në zemrën time. Dua ti falenderoj të gjithë që ishin me mua në ditë të mira dhe në ditë të vështira.”

“Kam kaluar aq ditë të mira, kam fituar shumë trofe, por nëse do të më duhej të zgjidhja një moment të veçantë, atëherë ai është debutimi im, Barcelona më ka dhënë gjithëçka.”

“Ashtu siç kam thënë asnjëherë nuk do të përballem kundër klubit tim. Në fund të sezonit do ta zbuloj emrin e skuadrës ku do ta vazhdoj karierën.”

Pritet që Iniesta të transferohet në Kinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here