Pogba: Njerëzit më gjykojnë vetëm në bazë të golave dhe asistimeve

Futbollisti i Manchester Unitedit, Paul Pogba mendon se ai trajtohet ndryshe nga mediat dhe njerëzit.

Pogba këtë sezonë ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 12 asistime dhe ai tërë kohës është në qendër të kritikave për shkak se po luan nën pritshmëritë.

“Është qesharake që njerëzit nuk më gjykojnë për atë që bëj në mesfushë, por vetëm për asistimet dhe golat. Kjo është e vërtetë. Mund të jem më i miri në fushë, por nëse nuk asistoj ose shënoj, kjo nuk është e mjaftueshme. Nëse tjetër kush do ta bënte të njejtën, atëherë do të trajtohej ndryshe, ndoshta edhe do të shpallej lojtari i vitit”, ka deklaruar Pogba.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here