Bartomeu i gatshëm për ta rikthyer Neymarin te Barcelona!

Futbollisti brazilian Neymar nuk ishte i pranishëm gjatë festimit të titullit me PSG dhe kjo tregon se e ardhmja e tij në Paris nuk është e  paqartë.

E përditshmja spanjolle Don Balon ka bërë të ditur se Neymar mund të transferohet te Manchester United për shumën e 400 miliona eurove.

Në mediat spanjolle është përhapur lajmi se Bartomeu mund ta rikthejë Neymarin përsëri te Barcelona.

Bartomeu së fundmi ka dhënë një deklaratë ku ka thënë se në rast se do ti jepej  rasti do ta rikthente brazilianin në Camp Nou.

“Dua që lojtarët më të mirë të luajnë në La Liga dhe do të isha i gatshëm për të filluar bisedimet për rikthimin e tij”, ka  deklaruar Bartomeu për mediat spanjolle.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here