Conte: PSG nuk më ka kontaktuar, dua të mbetem te Chelsea

Trajneri spanjoll Unai Emery ka bërë të ditur se do të largohet nga PSG, kurse kjo ka shkaktuar që menjëherë të fillojnë spekulimet se Conte do ta marrë drejtimin e Parizienëve.

Mirëpo trajneri italian ka demantuar zërat rreth PSG dhe ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë te Chelsea.

“Nuk kam biseduar me PSG, por përgjigjia ime është gjithmonë e njejtë. Jam i përkushtuar ndaj klubit. Kam kontratë dhe dua të mbetem këtu”, ka deklaruar Conte.

Italiani nuk është i sigurtë në stolin e Chelsea pasiqë 4 ndeshje para përfundimit të kampionatit Chelsea ka 5 pikë më pak se vendi i 4 që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here