Perez ka bërë gati ofertën – a do të jemi dëshmitarë të një tradhtie nga lojtari i Barcelonës?

Nuk ka dilema gjithëçka mbetet nën vendimin e francezit, ndërsa sipas mediave spanjolle do të përsëritet rasti Figo.

Bisedimet po vazhdojnë por Samuel Umtiti nuk po pajtohet me ofertën e Barcelonës. Umtiti ka kërkuar që paga e tij të jetë e përafërt me partnerin e tij të mbrojtjes Pique. Pique përfiton 12 milionë euro në sezonë dhe sipas tij Umtiti po kërkon shumë.

Sipas mediave spanjolle përveç Manchester Unitedit tani në garë për Umtitin është futur edhe Reali i Madridit.

Klauzola e lirimit të francezit është 60 milionë euro dhe nuk është aspak problem për klubin Madrilen. Florentino Perez është i gatshëm ti ofrojë atij pagë më të lartë se te Barcelona dhe mbetet ta shohim se a do ta tradhtojë Umtiti Barcelonën.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here