Çfarë po bënin futbollistët e Napolit derisa po luanin Inter dhe Juventus!?

Napolitanët nuk e kanë  ndjekur ndeshjen Inter-Juventus dhe mund të jenë të kënaqur që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Napoli ka një pikë më pak se Juventus dhe po shpresonin në ndonjë gabim eventual të Biankonerëve, mirëpo edhe pse Juventus ishte duke humbur deri në minutën e 90-të, 2-1, ata arritën ta rikthejnë rezultatin e ndeshjes 2-3 në minutat shtesë.

Maurizio Sarri ka ftuar lojtarët që të darkojnë bashkë dhe ka kërkuar nga ata që ti largojnë celularët.

Sipas stafit të hotelit, lojtarët e Napolit kanë qenë të dëshpëruar kur e kanë kuptuar se Juventus ka arritur të fitojë.

Napolit i mbetet që të fitojë kundër Fiorentinës dhe ta mbajë gjallë garën për titullin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here