Fundi dramatik në Giuseppe Meazza ka bërë që të fillojnë polemikat, kurse pyetja kryesore mbetet A është Spalletti humbësi më i madh i ndeshjes?
Spalletti në minutat e fundit të ndeshjes e zëvendësoi Icardin me Santonin dhe për këtë shkak cilësohet si fajtori kryesorë për humbjen.
Icardi ishte i dëshpëruar për zëvendësimin dhe u mbulua në lot.
“Në momentin kur Icardi më tha se po ndjen dhimbje, duhej që të bëhej edhe shumë punë në fushë deri në përfundimin e ndeshjes, sidomos në mbrojtje”, ka thënë Spalletti pas ndeshjes.
Pas daljes së Icardit, Interi pranoi dy gola dhe e humbi ndeshjen me 2-3.
Kjo nuk i pëlqeu aspak bashkëshortes së Icardit e cila e akuzoi trajnerin Spalletti për disfatën.
“Fitore fantastike e Juventusit. Përse, për faktin se trajneri e nxorri Icardin nga loja 5 minuta para përfundimit të ndeshjes? Për shkak se Icardi është lojtarë kyç për skuadrën, pas daljes së tij Interi pranoi dy gola, ka shkruajtur Wanda.