Gjimshiti: Intervista e plot në “Zona Gol”

Nga grumbullimi me skuadrën e Beneventos, mbrojtësi foli për derbin e Italisë, të ardhmen e tij dhe pritshmëritë nga kombëtarja shqiptare në ‘Zona Gol’ të Supersportit.

“Ishte një takim shumë interesant, me shumë gola dhe përmbysje. Ishte e bukur për çdo tifoz të futbollit. Isha për fitore të Interit, por për fat të keq fitoi Juventusi”, tha Gjimshiti që foli edhe për fitoren që morën ndaj Milanit.

Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por për fat të mirë ia dolëm dhe morëm fitoren. Ishte befasi për shumë njerëz, por ne ia dolëm”.

Qendërmbrojtësi shtatlartë ka folur edhe për të ardhmen e tij, pasi është i huazuar tek Benevento.

“Në fakt tani kemi rënë nga Seria A me Beneventon dhe këtu është një situatë pak e rrëmujshme. Nuk e di ku do jem sezonin e ardhshëm, pasi unë jam i huazuar te Benevento. Kartonin tim e ka Atalanta dhe në fund të sezonit do të vendos bashkë me ta për të ardhmen”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here