VIDEO: Simeone me hat-trik, Napoli humbet si mysafire pas 30 ndeshjeve!

Skuadra e Juventusit është pranë titullit në Serie A, pasiqë rivali i tyre kryesorë për titullin, Napoli ka pësuar disfatë ndaj Fiorentinës me rezultatin 3-0.

Napoli u mposht nga një futbollist Giovanni Simeone i cili shënoi hat-trik dhe i dha Napolit një goditje të fortë në garën për titullin.

Simeone e hapi ndeshjen në minutën e 34, kurse në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola për ta vulosur fitoren e Fiorentinës.

Me këtë disfatë Napoli mbetet 4 pikë pas Juventusit dy gjiro para përfundimit të kampionatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here