Mourinho: Trofeu më i rëndësishëm për mua është trofeu të cilin e fitoj

Klubi më i trofeshëm në Angli, Manchester United do të ketë rastin ta shpëtojë sezonin duke e fituar një trofe nëse  me  19 maj arrin që ta mposht Chelsean në finalen e FA-Cup.

Trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho edhe pse vetëm me një trofe vazhdon të japë deklarata interesante.  Pas deklaratës së Guardiolës se trofeu i Premier League është më i rëndësishëm se Liga e Kampionëve edhe Jose Mourinho ka deklaruar se FA Cup është trofeu më i rëndësishëm për Manchester United.

“Unë gjithmonë them se trofeu më i rëndësishëm është ai të cilin e fitojmë. Kur e fituam Ligën e Kampionëve thoja se ai trofe është më i rëndësishëm. Kur e fituam Premier League thoja se ai trofe është më i rëndësishëm. Kur nuk fitoja trofe thoja se asnjë trofe nuk është i rëndësishëm”, ka deklaruar  Jose Mourinho.

Manchester United u eleminua nga Liga e Kampionëve nga Sevilla, kurse lufta për titullin e Premier League kishte mbaruar që në gjysmësezonë dhe tani portugezit do ti duhet ta fitojë FA Cup.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here