Lionel Messi është njëri nga futbollistët më të mirë në botë, kurse epoka e tij filloi para 13 viteve.
Messi me 1 maj të vitit 2005 shënoi golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës në duelin kundër Albacetes, kurse për të asistoi Ronaldinho.
Që nga ajo ditë Messi ka luajtur 634 ndeshje dhe ka shënuar 550 gola në të gjitha kompeticionet.