Roma i rikthehet formacionit të vjetër: Do të luajnë sikur kundër Barcelonës për ta eleminuar Liverpoolin

Futbollistët e Romës kanë bërë një mrekulli kur para disa javësh e eleminuan skuadrën e Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

Romakët janë përsëri në një situatë të ngjajshme pasiqë duhen të fitojnë diferencë prej 3 golash. Të përzgjedhurit e Di Francescos e dëshmuan se asgjë nuk është e pamundur dhe nesër do të tentojnë që përsëri të bëjnë mrekullinë.

“Nëse dëshironi që të përballeni me një skuadër si Liverpooli, atëherë duhet të shënoni gol sa më herët që është e mundur. Në atë mënyrë do ti motivoni tifozët të ndizet atmosfera dhe në këtë mënyrë do tju shtyjnë që të luani edhe më mirë. Luajmë ndeshje të gjysmëfinales para 70.000 tifozëve dhe dua që të gjithë të jenë entuziast. Në këtë mënyrë gjithëçka është e mundur”, ka deklaruar Di Francesco.

Trajneri i Romës është i vetëdishëm për gabimin në ndeshjen e parë, pasiqë hodhi në fushë formacionin 3-4-1-2 kurse në ndeshjen e nesërme do ti rikthehet formacionit 4-3-3.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here