Courtois paralajmëron Chelsean: Nuk e rinovoj kontratën, do të transferohem te Reali

Portjeri i Chelsea, Thibaut Courtois ka paralajmëruar kryesinë e Londinezëve  se nuk do ta rinovojë kontratën me klubin dhe se do të transferohet te Reali.

Courtois është pjesë e Chelsea nga viti 2011, por ai 3 vite ishte i huazuar te Atletico e Madridit.

Belgu ka kontratë deri në vitin 2019, kurse Chelsea as nuk po mendon ta shesë atë.

Ai ka luajtur 151 ndeshje me Chelsea ku ka pranuar 149 gola kurse 56 herë e ka mbajtur rrjetën të pa prekur.

Mbetet ta shohim se a do të presë Reali edhe një vit për transferimin e tij pas paraqitjeve të shkëlqyeshme që  po bën Navas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here