Guardiola përsëri për shopping në Bundesligë

Manchester City e fitoi Premier League këtë sezonë mirëpo trajneri i Qytetarëve, Pep Guardiola dëshiron ta përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm në mënyrë që ta synojë tripletën.

Sipas mediave angleze, Guardiola është i interesuar rreth transferimit të yllit të Bayer Leverkusen, Leon Bailey.

Xhamajkani po luan një sezonë të shkëlqyeshme në Bundesligë dhe shumica e krahasojnë atë me Robenin.

Kryesia e Cityt planifikon që pas mbarimit të sezonit të dërgojë ofertën zyrtare prej 45 milionë paundëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here