Ylli i Juventusit është dëshira më e madhe e Mourinhos

Jose Mourinho në merkaton e verës dëshiron me çdo kusht ta transferojë lojtarin e Juventusit, Alex Sandro.

Portugezi dëshiron ta përforcojë skuadrën pikërisht në atë pozitë, pasiqë Darmian dhe Shaw do të largohen nga skuadra.

Alex Sandro verën e kaluar vendosi të mbetet në Torino, por nuk fitoi rritje të pagës dhe tani Biankonerët janë të gatshëm ta shesin atë për 60 milionë euro.

Juventus e dëshiron Darmianin dhe kartoni i tij mund të përfshihet në transferimin e Sandros.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here