Juventus ka gati 48 milionë euro për futbollistin brazilian!

Lojtari i ri  i përfaqësueses së Brazilit, Lucas Paqueta njihet si njëri nga futbollistët më talentuar në Brazil.

Bëhet fjalë për një sulmues 20-vjeçarë i cili me parqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e disa klube europiane.

Sipas mediave braziliane ai sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karierën e tij te Juventusit, pasiqë kampionët e Italisë kanë treguar interesim më të madh për të.

Paqueta ka kontratë me Flamengon deri në vitin 2020 dhe klauzola e lirimit të tij është 48 milionë euro, kurse Zonja e Vjetër është e gatshme ta paguajë atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here