„London is Calling“: Asistentët e Sarrit po mësojnë Anglishten

Chelsea i ka intensifikuar bisedimet me trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri i cili është i preferuari i Bluve të Londrës.

Italiani ka klauzolë lirimi prej 8 miliona eurove, që nuk përbën aspak problem për skuadrën e Chelsea.

Sarri gjithashtu është i gatshëm të largohet nga Napoli pas dështimit për ta fituar titullin në Serie A.

Gazetta Dello Sport shkruan se menaxheri i Sarrit ka pasur disa takime me përfaqësuesit e Chelsea dhe kanë mbetur vetëm disa detaje për tu diskutuar.

Sarri i ka urdhëruar asistentët e tij ta mësojnë anglishten sa më shpejtë, pasiqë ai vetë e njeh gjuhën angleze.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here