PSG përsëri për shopping te Barcelona!

PSG përsëri po planifikojnë të transferojnë lojtarë nga Barcelona.

Verën e kaluar Parizienët e transferuan Neymarin nga Barcelona për shumën e 222 miliona eurove.

Këtë herë PSG dëshiron një tjetër yll të Barcelonës. Bëhet fjalë për Ousmane Dembele.

Sipas Don Balon, trajneri Tuchel që pritet të jetë trajneri i ardhshëm i PSG ka kërkuar nga kryesia e klubit francezin, Dembele.

Nga ana tjetër edhe Messi ka dhënë sinjalin e gjelbërt për largimin e Dembeles, pasiqë sipas argjentinasit Griezmann do të përshtatej më mirë te Barcelona.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here